Të përkushtuar ndaj kujdesit tuaj, jo vetëm ndaj dhëmbëve tuaj.

Prodental është një klinikë dentare moderne në Shkup, e përkushtuar ndaj mirëqenies së pacientëve të saj. Në Prodental besojmë se çdo pacient meriton më shumë se një shërbim standard dentar – meriton kujdes, respekt dhe vëmendje që i japin besim dhe siguri. Ekipi ynë i stomatologëve me përvojë nuk përqendrohet vetëm te dhëmbët tuaj, por edhe te përvoja juaj e plotë: që nga kontakti i parë, gjatë çdo vizite, deri te mbështetja dhe këshillat e vazhdueshme pas përfundimit të trajtimit.

Ne synojmë të krijojmë një ambient ku do të ndiheni të kuptuar, të pranuar dhe të relaksuar, pavarësisht nëse vini për një kontroll të rregullt apo për një ndërhyrje më komplekse. Misioni ynë është që çdo pacient të largohet me shëndet, buzëqeshje dhe me ndjesinë se është vërtet i rëndësishëm për ne.

Ne jemi këtu jo vetëm për të trajtuar dhëmbët tuaj, por edhe për t’ju dhënë besim dhe motivim për kujdes të vërtetë dhe afatgjatë për veten dhe familjen tuaj.

Ekip që kujdeset për çdo pacient

Ekipi ynë beson se çdo pacient meriton vëmendje, respekt dhe një qasje individuale. Lejoni t’ju prezantojmë me njerëzit që ndërtojnë besimin në klinikën tonë.
Д-р Марија Велков - Доктор по општа стоматологија

Dr. Marija Velkov

Doktoreshë e stomatologjisë së përgjithshme

Д-р Надица Михаилова - Специјалист по стоматолошка протетика

Spec. Dr. Nadica Mihailova

Specialiste e Protetikë dentare

Pse pikërisht ne?

Në klinikën tonë, çdo pacient është më shumë se një buzëqeshje e zakonshme. Me një qasje unike, kujdes dhe stomatologji moderne, krijojmë një përvojë të këndshme ku nevojat dhe besimi juaj janë në vend të parë. Zbuloni pse kaq shumë pacientë na besojnë buzëqeshjen e tyre.
Трансформации на насмевка – пред и потоа ПроденталТрансформации на насмевка – пред и потоа Продентал

Pa frikë nga dentisti

Jemi të specializuar për pacientë me frikë, me një qasje të butë dhe mirëkuptim që nga kontakti i parë.

Buzëqeshje që rikthen vetëbesimin

Ne punojmë për rezultate që nuk janë vetëm të shëndetshme, por ju bëjnë të ndiheni krenarë dhe mirë në lëkurën tuaj.

Koha juaj ka rëndësi edhe për ne

Gjithmonë në kohë, pa pritje, me termine që përshtaten me orarin tuaj.

Nuk kemi numra kemi njerëz

Tek ne nuk ka “kontroll të shpejtë dhe pacienti tjetër” – çdo pacient merr kohë, vëmendje dhe zë të dëgjuar.

Gjithçka për buzëqeshjen tuaj në një vend

Në klinikën tonë merrni kujdes të plotë—nga parandalimi dhe estetika, deri te trajtimet më moderne për çdo anëtar të familjes. Na lejoni të krijojmë buzëqeshjen tuaj më të bukur!
Модерна технологија во ординацијата Продентал Скопје

Çfarë ofrojmë për rehatinë tuaj

Çdo detaj i klinikës sonë është menduar me kujdes që të ndiheni komod dhe të relaksuar në çdo moment. Që nga çasti kur arrini, e deri te vetë trajtimi, qëllimi ynë është t’ju largojmë çdo shqetësim dhe t’ju ofrojmë një përvojë që lë përshtypje pozitive. Kujdesemi jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për rehatinë, qetësinë dhe kënaqësinë tuaj gjatë kohës që jeni mysafirët tanë.

Parkim falas

Parkoni pa merak, vendi juaj ju pret gjithmonë kur vini te ne.

Teknologji moderne

Çdo trajtim mbështetet me pajisje të teknologjisë më të avancuar për rezultate të sakta dhe të sigurta.

Hapësirë komode për pritje

Shijoni një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme ndërsa prisni kontrollin tuaj.

Wi-Fi falas

Qëndroni të lidhur dhe të relaksuar, surfoni në internet ose kryeni punë të tjera ndërkohë që jeni mysafirët tanë.

Orari ynë i punës

E hënë 09:00 - 17:00
E martë 12:00 - 20:00
E mërkurë 09:00 - 17:00
E enjte 12:00 - 20:00
E premte 09:00 - 17:00
E shtunë Mbyllur
E diel Mbyllur

Jepini vetes një buzëqeshje që zgjat

Rezervoni një kontroll falas dhe zbuloni si ekipi ynë mund t’ju ndihmojë të arrini një buzëqeshje të shëndetshme dhe të ndritshme.