Procesi ynë në 3 hapa

01

Rezervoni takim

Zgjidhni mënyrën që ju përshtatet më shumë—përmes faqes sonë të internetit, nëpërmjet telefonit, ose drejtpërdrejt në klinikë. Ekipi ynë do t’ju ndihmojë shpejt dhe lehtë të rezervoni takimin që ju përshtatet më së miri.
02

Konsultë dhe Kontroll

Gjatë vizitës së parë, dëgjojmë me kujdes dëshirat dhe shqetësimet tuaja. Kryejmë një vlerësim të detajuar të shëndetit oral dhe së bashku krijojmë planin më të mirë të trajtimit, të përshtatur për nevojat dhe buxhetin tuaj.
03

Kujdes dhe Mbështetje Profesionale

Trajtimi juaj realizohet me teknika dhe materiale moderne, me kujdes dhe profesionalizëm maksimal. Jemi gjithmonë këtu për vizita kontrolli, mbështetje dhe këshilla për të siguruar shëndetin tuaj afatgjatë oral.

Gjithçka për buzëqeshjen tuaj në një vend

Në klinikën tonë merrni kujdes të plotë—nga parandalimi dhe estetika, deri te trajtimet më moderne për çdo anëtar të familjes. Na lejoni të krijojmë buzëqeshjen tuaj më të bukur!

Gjithçka që duhet të dini rreth shërbimeve tona dentare

Zbuloni të gjitha shërbimet që ofrojmë, të shpjeguara me kujdes dhe të përshtatura për çdo nevojë tuajën. Lexoni më shumë rreth secilit shërbim, si dhe metodave dhe qasjes sonë, dhe zgjidhni shërbimin e duhur për buzëqeshjen tuaj.

Protetikë dentare

Protetikë dentare

Protetika rikthen funksionin dhe estetikën e dhëmbëve tuaj me kurora, ura, proteza dhe rikonstruksione estetike. Duke përdorur zgjidhje moderne dhe një qasje të personalizuar, sigurojmë pamje natyrale dhe rehati në çdo buzëqeshje.

Stomatologji e përgjithshme

Stomatologji e përgjithshme

Stomatologjia e përgjithshme është themeli i shëndetit oral. Në klinikën tonë ofrojmë kontrolle të rregullta dentare, pastrim profesional të dhëmbëve, mbushje dhe trajtime të kariesit, si dhe këshilla për kujdesin e duhur oral. Prioriteti ynë është diagnostikimi i hershëm dhe ndërhyrja në kohë për ruajtjen e shëndetit tuaj oral.


Endodonci​

Instrument endodontik

Endodonci​

Kur një dhëmb është dëmtuar rëndë ose i inflamuar, trajtimi endodontik (i njohur si trajtimi i rrënjës së dhëmbit) është mënyra më e mirë për ta shpëtuar atë. Me teknika precize dhe pajisje moderne, ofrojmë trajtim pa dhimbje dhe mbrojtje afatgjatë të dhëmbit tuaj.

Stomatologji pediatrike ​​

Stomatologji pediatrike

Shëndeti oral fillon që në fëmijëri. Ofronjmë qasje miqësore dhe kujdes të specializuar për pacientët më të vegjël, përfshirë trajtime për dhëmbët e qumështit, mbyllje të fisurave, edukim dhe adaptim. Qëllimi ynë është t’u ndihmojmë fëmijëve të zhvillojnë një qëndrim pozitiv ndaj vizitave dentare.

Nxjerrje dhëmbësh

Nxjerrje dhëmbësh

Kur një dhëmb nuk mund të shpëtohet, nxjerrja është e nevojshme. Procedurën e kryejmë me kujdes dhe me anestezi lokale, në mënyrë që pacienti të mos ndiejë dhimbje dhe të rikuperohet sa më shpejt. Gjithashtu realizojmë edhe nxjerrje kirurgjikale të dhëmbëve të komplikuar apo të dhëmbëve të pjekurisë.

Stomatologji estetike

Stomatologji estetike

Stomatologjia estetike moderne ju mundëson të përmirësoni pamjen e buzëqeshjes me rezultate natyrale dhe diskrete. Shërbimet tona përfshijnë faseta kompoziti, korrigjimin e formës dhe ngjyrës së dhëmbëve, mbylljen e hapësirave (diastemave) dhe zgjidhje të tjera estetike—gjithçka për të ndiheni të sigurt dhe të kënaqur me buzëqeshjen tuaj.


Diagnostikim me rëntgen​

Instrument diagnostik me rëntgen

Diagnostikim me rëntgen – imazhe panoramike dhe alveolare

Ofronjmë rëntgen panoramik dixhital të cilësisë së lartë (ortopantomografi) dhe imazhe lokale (peri-apikale)—të domosdoshme për diagnozë të saktë dhe planifikim trajtimi. Imazhet janë të sigurta, me dozë minimale rrezatimi dhe të disponueshme menjëherë për shikim dhe analizë.

Zbardhje dhëmbësh

Zbardhje dhëmbësh

Zbardhja profesionale e dhëmbëve është një mënyrë e sigurt dhe efektive për të ndriçuar buzëqeshjen tuaj. Ofronjmë sisteme zbardhjeje si në klinikë ashtu edhe për përdorim në shtëpi, të përshtatura sipas dëshirave dhe nevojave tuaja. Me kujdes të duhur, rezultatet janë të dukshme dhe afatgjata.

Implantologji​

Implantologji (me kërkesë)

Në bashkëpunim me specialistë të kirurgjisë orale, ofrojmë zgjidhje implantologjike për dhëmbët e humbur. Implantet sigurojnë rezultat të qëndrueshëm dhe afatgjatë, me pamje dhe ndjesi natyrale. Çdo rast planifikohet individualisht në bazë të rëntgenit dhe vlerësimit 3D.

Jepini vetes një buzëqeshje që zgjat

Rezervoni një kontroll falas dhe zbuloni si ekipi ynë mund t’ju ndihmojë të arrini një buzëqeshje të shëndetshme dhe të ndritshme.